Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën detare të Manit lindor, në njësinë rajonale të Lakonisë në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, lëkundja sizmike ndodhi në orën 04:29, ndërsa epiqendra u lokalizua 7 kilometra në perëndim të zonës së Gerolimenas, në Lakoni.
Autoritetet bëjnë me dije se tërmeti kishte një thellësi fokale prej 17 kilometrash. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet.