Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e kësaj të shtune në Elbasan dhe në Durrës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.0. Epiqendra e tij ka qenë zona e Papërit. Tërmeti pati një thellësi shumë të vogël prej 5 km dhe është ndjerë nga shumë njerëz pranë epiqendrës.
Ndërkohë raportohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytetin bregdetar të Durrësit.