Tërhiqet Rama, kërkon një javë kohë për Arben Ahmetajn

Kthesë e papritur në procedurat parlamentare që do t’i hapin rrugë arrestimit apo jo të Arben Ahmetajt. Mësohet se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar një javë kohë për të marrë një vendim, duke shkaktuar debate mes deputetëve. Gazment Bardhi ka kërkuar që vendimi të merret sot dhe parlamenti ta miratojë nesër në seancë. “Mos i jepni më shumë kohë Ahmetajt që të fshihet” i është drejtuar Bardhi kryetares së kuvendit Lindita Nikolla.

Të premten, disa orë para se SPAK të kërkonte arrestimin, Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas Zërit të Amerikës, nga Greqia Ahmetaj duket se ka udhëtuar për në Kanada.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top