Tërhiqet nga gara kandidati i Alibeajt për Korçën

Gjergji Gjata, kandidati i grupit Alibeaj për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara.

Lajmin e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi për mediat, ku edhe sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi. Edhe Alibeaj, në konferencën për mediat, tha se janë tërhequr edhe kandidatët e Kurbinit dhe Lezhës.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”, ka thënë Gjata

Bashke me te jane terhequr edhe 40 kandidatet qe kane qene ne liste per keshillat bashkiake.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top