Terapi hormonale për transgjinorët në QSUT/ Zbulohet udhëzimi i ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar. Shërbimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Sipas udhëzimit, janë përcaktuar rregullat mjekësore dhe procedurat që duhet të ndiqen për çdo rast, si dhe mënyra se si pacientët do të monitorohen gjatë trajtimit. Synimi është që terapia të kryhet nën mbikëqyrje të plotë mjekësore, duke shmangur praktikat joformale që kanë ndodhur deri tani.

Trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, por vetëm pas vlerësimit të mjekëve specialistë dhe me pëlqimin e familjes. Në raste të veçanta, dhe vetëm pas një vlerësimi të detajuar, terapia mund të merret në konsideratë edhe për moshat mbi 14 vjeç.

Në dokument saktësohet se vendimi për nisjen e terapisë nuk është i thjeshtë dhe kërkon një vlerësim të kujdesshëm të gjendjes psikologjike dhe emocionale të personit, si dhe aftësisë së tij për të kuptuar efektet e mundshme të trajtimit, përfshirë edhe ato afatgjata.

Terapia hormonale do të aplikohet sipas rastit: testosteron për personat transgjinorë nga femër në mashkull dhe estrogjen e anti-androgjenë për ata nga mashkull në femër.

Deri tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit ose të përdorin mënyra jozyrtare brenda vendit, gjë që ka sjellë kosto të larta dhe mungesë të kontrollit mjekësor. /Marrë nga Top Channel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top