“Tentakulat e korrupsionit e prekin qeverinë” – Rama: Kam pasur afro 60 ministra

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tentakluat e korrupsionit e prekin qeverinë, duke theksuar se ky është një fenomen që ndodh kudo.

“Kam pasur në qeveri afro 60 ministra që nga vitit 2013″, u shpreh Rama, por shtoi është krijuar kapaciteti shtetëror për goditjen e asaj që e quajti, fenomen kanceroz të korrupsionit.

Kryeministri theksoi se qeveria ka lejuar drejtësinë e pavaruar që të bëjë operacionet e veta, për ta pastruar nga tentakualat e korrupsionit që e prekin, duke shtuar se “kush po e bën këtë Noc Rrroku?”.

Edi Rama: Kam pasur në qeveri afro 60 ministra që nga vitit 2013. Nëse kemi krijuar kapacitetin shtetëror për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, pavarësisht pozicionit të njërit dhe tjetrit kjo është për të marrë frymë thellë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet, apo është për tu turrur dhe për të thënë sa keq.

Nuk e di dmth, besoj se është shumë e thjesht, është vullnet i hekurt për tu përballur me një sëmundje, duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek edhe ata që qeverisin. Ndërkohë që qeveris duke lejuar dhe mbështetur një fuqi jashtë vetes, drejtësia e pavarur, për të bërë operacionet e veta, që qeveria të jetë e pastruar nga tentakulat e korrupsionit që patjetër që qeverinë e prekin, dhe presin ata që qeverisin.

Kudo kështu ndodh, kjo është për ndjerë të inkurajuar, kush po e bën këtë Noc Rrroku, mqs e kam parë që përdoret shumë në FB time, është fare e thjeshtë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top