Një reagim lidhur me tensionet e fundit dhe situatën në veri të Kosovës ka ardhur për herë të parë nga Rusia, ku terroristët serbë vranë një efektiv të policisë së Kosovës.
Përmes një deklarate të zëdhënësit Dimitry Peskov, Moska bën me dije se po vëzhgon nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk dënon sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj policisë.
“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për media ditën e sotme.