Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti bisedë telefonike me zv.kryeministrin italian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Kurti bën me dije se gjatë bisedës telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

“Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar”, shkroi Albin Kurti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top