Tensionet në veri/ Kryeministri holandez: BE të ndihmojë për të zgjidhur konfliktin

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, në konferencën e zhvilluar në Prishtinë foli për tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Rutte tha se BE nuk dihet të drejtojë gishtin për të gjetur fajtorin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin te fajtori, te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne dëshirojmë të jemi ndihmues”, tha ai.

Kryeministri holandez tha se zgjidhja është aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars.

Ai tha se të dyja palët ankohen se pala tjetër nuk e zbaton marrëveshjen, por shtoi se duhet implementuar çdo gjë dhe se duhet të punohet me një qasje “hap pas hapi”.

“Atë çfarë po themi është, keni bërë premtime të dyja palët – e di që ka shumë çështje të ndjeshme në këtë marrëdhënie, por besoj që çështja më kryesore dhe më e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit dhe në momentin që BE fillon të gjejë fajtorë dhe të drejtojë gishtin, në momentin që e bëjmë këtë, e humbim pozicionin që të ndihmojmë”, tha Rutte.

“Unë jam historian dhe e dua historinë, dhe dëshiroj t’i shoh pse gjërat janë ashtu siç janë. Nganjëherë është shumë e rëndësishme ta shohim edhe të ardhmen”, tha ai ndër tjerash.

Ndërsa kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel iu përgjigj pyetjes me një fjali.

“Ju dëshironi përgjigjen që të themi se serbët janë të këqinj, ndërsa

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top