Tensionet në PD/ Alibeaj: Bardhi mbajti qëndrim emocional, asnjë nga deputetët nuk ishte në presion

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj është shprehur se gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, mbrëmjen e së martës, nuk është ushtruar presion ndaj deputetëve.

“Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku po (U pyet nëse edhe Bardhi pati një qëndrim emocional). Në mbledhjen për aq sa zgjati, ane prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje, po them atë që mendoj dhe perceptoj unë. Ka pasur qëndrime të ndryshme, ku kanë brenda emocione dhe tensione. Por nuk është kërcënim. S’ka pasur presion. Ju mund ta perceptoni kështu. Nëse ju e konsideroni veten anëtarë të Kryesisë, edhe mundet. Kryetarët e degëve janë PD, ata që në 8 janar ishin në mbrojtje të deputetëve. Jua kërkoj unë ndjenjën nëse kjo është pak…ose jua them dhe dy herë. Por ju kërkoj të nxirrni atë që është problemi kryesor. Në mbledhjen e Kryesisë është thënë opinioni i gjithsecilit për mënyrën se si duhet të ecë përpara PD-ja.

Unë jam me idenë sipas rregullave të Kryesisë, mbledhjet nuk duhet të dalin në publik. Është një lloj solidariteti, ruajtje e privatësisë, e megjithatë për sa kohë është çështje publike, do duhet që PD-ja një orë e më parë të marrë formën e plotë të funksionimit të saj. Zgjatja e drejtimit të saj edhe me kryetar të komanduar, nuk ishte zgjedhja më e mirë. Ka qenë një vendim i Kryesisë dhe grupit parlamentar. Do duhet të heqim dorë dhe nga historia që fati i një partie vendoset nga emri individual i një njeriu. Rregulli është të vendosim rregulla në statut që e bëjnë jo të domosdoshëm, jo determinant se cili është kryetari i partisë. Unë propozova një statut të ndryshuar, një kuvend të jashtëzakonshëm në shtator. Unë mbështes një parti me rregulla statutore demokratike me pushtete të ndara. Me pushtete që kontrollojnë kryetarin, me pushtete që delegohen.”, tha Alibeaj.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top