Tensionet në Lindjen e Mesme rritën çmimin e naftës/ Reagon Konfindustria

Tensione dhe sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme kanë sjellë rritje të ndjeshme të naftës dhe hidrokarbureve në të gjithë tregjet globale. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Konfederata e Industrive të Shqipërisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Përmes një ragimi zyrtar ajo ka bërë thirrje që qeveria të marrë masa, në mënyrë që të frenuar rritja që mund të bëhet në vendin tonë. Ajo kërkon që të merren masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve, si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

Së treti, kërkon që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve. Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.

Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasqyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë./

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top