Tensionet në Kosovë/ Makron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, të mërkurën, në Bratislavë të Sllovakisë ka fajësuar autoritetet kosovare për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës. Në këtë Forum ndodhet edhe Kryeministri Albin Kurti. Pikërisht aty Macron ka paralajmëruar një takim mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi, ditën e enjte, shkruan Express.

Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë Vjosa Osmanin dhe Presidentin Aleksandar Vuçiç. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Kreu i shtetit francez tha se shpreson të shohë presidentët e Kosovës dhe Serbisë “së bashku” të enjten, në margjinat e bisedimeve në kryeqytetin moldav, Kishinau” ka njoftuar AFP.

“Shumë qartë, është përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë”, ka thënë Macron teksa ia ka lënë fajin Kosovës.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar në Bratislavë, ku ka konfirmuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë. Por, Vuçiç e ka anuluar udhëtimin atje.

Asociacioni/ BE thirrje Kosovës: Nisni punën menjëherë, asnjë parakusht nuk pranohet

Escobar: Kosova të ketë një qasje më pragamtike, Lajçak nuk largohet

Ministri Sveçla: Nëse Vuçiç futet pa leje në Kosovë do të arrestohet

Osmani kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës në BE

Osmani takohet me Chollet dhe Escobar: Roli i SHBA-së, kyç për të përfunduar me sukses dialogun

Lajçak reagon pas akuzave të Kurtit për njëanshmëri: BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top