Gjimnazistët e Elbasanit kanë protestuar sot në rrugët e qytetit, në shenjë solidariteti me studentët që prej ditësh kanë dalë në protesta kundër qeverisë.
Një grup i madh nxënësish kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në qytet, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t’u bashkohen protestave dhe të mbështesin kauzën e studentëve.
Tubimi është shoqëruar me tensione, ndërsa Policia e Elbasanit ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar tre të rinj. Sipas raportimeve, protesta ishte organizuar pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ndërsa gjatë saj janë raportuar edhe akte shkatërrimi.
Pas shoqërimit të tre protestuesve, qytetarë janë mbledhur para komisariatit të policisë në Elbasan.