Tensione në Mitrovicën e Veriut! Policia ndalon kryetarin serb dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal

Policia e Kosovës ka ndaluar përkohësisht për t’i marrë në pyetje kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, pasi ata u përfshinë në një incident lidhur me simbolin “E dua Mitrovicën”.

Sipas policisë, dy zyrtarët lokalë tentuan të mbulonin me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër të vendosur në shenjën publike “E dua Mitrovicën”, e cila ishte instaluar gjatë mandatit të ish-kryetarit shqiptar, Erden Atiç.

Policia bëri të ditur se më herët kishte marrë informacion për përpjekjet për largimin e shenjës, ndërsa inspektorët komunalë ishin njoftuar se zbatimi i vendimit duhej të shtyhej deri në një vendim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sipas komunikatës zyrtare, në vendngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari Radojeviç, i cili, pasi u informua nga komandanti i stacionit policor për situatën, deklaroi: “Tani do ta ngjyrosim emblemën”.

Policia thotë se, pavarësisht urdhrit për të ndërprerë veprimet që konsideroheshin dëmtim i një objekti publik, të pranishmit vijuan me ngjyrosjen e simbolit, duke detyruar efektivët të ndërhyjnë dhe të shoqërojnë në stacion policor dy persona për sqarimin e rrethanave.

Pas lirimit, Radojeviç deklaroi për mediat se administrata komunale po zbatonte vendime të miratuara më herët nga organet lokale.

Ngjarja vjen në një periudhë kur Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, ka rimarrë drejtimin e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top