Sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara rifillonit të bisedimeve që synojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje që pritej të zgjidhte konfliktin.
Dy ish-republikat sovjetike të Kaukazit u përfshinë në dy luftëra, në vitet 1990 dhe 2020, mbi kontrollin e Nagorno-Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit azerbajxhanas, por i banuar kryesisht nga armenë.
Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani rimori territorin e kontrolluar nga Armenia. Negociatat midis dy qeverive dukej se po përparonin javët e fundit, veçanërisht pas vendimit të kryeministrit armen Nikol Pashinyan për të njohur Nagorno-Karabakun si pjesë të Azerbajxhanit.
Por Jerevani akuzoi Bakun se po kërcënonte se do të përdorte përsëri forcën, duke komentuar deklaratat e presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev që kërkonte shpërbërjen e qeverisë “autonome” lokale në Nagorno-Karabakh.
Ministria e Jashtme armene tha se Aliyev po përmend sërish kërcënimet për gjenocid dhe po përgatit terrenin për një tjetër operacion agresiv kundër popullsisë së Nagorno-Karabakut.
Tensioni mbetet i lartë, pavarësisht bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA, BE dhe Rusia, veçanërisht pasi ushtria azere vendosi një pikë kontrolli në korridorin e Laçinit, e vetmja lidhje midis Armenisë dhe enklavës.
Aliyev tha se ka ardhur koha, pas sukseseve të Azerbajxhanit në fushat e betejës në vitin 2020, që armenët të braktisin “iluzionet” për pavarësinë e Nagorno-Karabakut.
” Binduni ligjeve të Azerbajxhanit, bëhuni qytetarë normalë, besnikë, hidhni simbolet e pseudoshtetit të tyre në koshin e mbeturinave dhe shpërndani të ashtuquajturin parlamentin e tyre”, tha presidenti në fjalimin e tij të transmetuar nga televizioni shtetëror azerbajxhanas .
Aliyev u takua javën e kaluar me Pashinyan në Moskë, ku presidenti rus Vladimir Putin, tha se ai besonte se palët po bënin përparim në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje, pavarësisht vështirësive.
Të mërkurën, dy liderët do të takohen në Moldavi, në kuadër të një takimi zhvillimor të organizuar nga BE, me pjesëmarrjen e më shumë se 40 shteteve dhe institucioneve europiane.
Nagorno-Karabak mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes dy shteteve, ndërsa çështjet si përcaktimi i kufijve të tyre, shkëmbimi i të burgosurve dhe hapja ose zhbllokimi i “korridoreve” tregtare të secilit vend që kalojnë nëpër territorin e tjetrit janë gjithashtu pezull.