Tension para Kryeministrisë/ Policia nuk lejon më as protestat paqësore

Tensionë dhe përplasje në protestën e  171-të të zhvilluar mbrëmjen e së martës përpara godinës së qeverisë. Policia ka tërhequr zvarrë një protestues të moshuar, duke e marrë me forcë në furgon.

Situata u shoqërua me tension të lartë. Qytetari po qëndronte i qetë në bulevard dhe ishte edhe me biçikletë, kur në mënyrë të papritur kanë ndërhyrë efektivët.

Tensionet vijojnë në bulevard dhe reprezalja policore vazhdon, duke tentuar që të mos lejojnë protestat.  Qytetarët ndërkaq po marshojnë.

Siç raportojnë mediat, ka pasur një urdhër, që policët të largojnë qytetarët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodh, edhe pse e drejta për të protestuar është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top