9 ndeshje të zhvilluara, përfshirë Community Shield, vetëm 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i dobët i sezonit të Manchester United të Erik ten Hag. Pasi shpenzuan shumë para gjatë verës, Djajtë e Kuq ndodhen tani në krizë të plotë, dhe pozita e trajnerit holandez po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme.
Në një intervistë për Sky Sports, ish-trajneri i Ajax u tregua i sigurt dhe i vendosur për të vazhduar me filozofinë e tij të futbollit. Edhe pse në realitet, drejtuesit duket se po shqyrtojnë disa profile për zëvendësimin e tij të mundshëm…
TEN HAG SHEH PËRPARA, POR UNITED… NDOSHTA JO
“Elementi thelbësor është të ruash besimin tënd. Ky është mesazhi që duhet të japim: nëse humb besimin në atë që bën, humbet gjithçka. Duhet të vazhdojmë të ecim përpara, të ndjekim planin, sepse në karrierën time gjithmonë kam treguar se fitoj. Në gjashtë vitet e fundit kam fituar tetë trofe, edhe këtë sezon do të arrijmë suksesin”. Kështu foli ten Hag, duke sqaruar pozicionin e tij. Më pas shtoi: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të kalojmë problemet bashkë, unë dhe skuadra: mund ta bëjmë”.
Fjalë që tregojnë një siguri të dukshme për të ardhmen e tij në pankinën e Djajve të Kuq, megjithëse nga Anglia janë të bindur se drejtuesit po shqyrtojnë alternativa.
ITALIANËT APO… PISTA E “BRENDSHME”
Prej ditësh flitet për një sulm të mundshëm të United ndaj Simone Inzaghi, në rast se trajneri piacentin vendos të largohet nga Inter, një hipotezë për momentin e largët. Gjithashtu, sot është përhapur zëri se Sir Alex Ferguson, një figurë me shumë peshë në Old Trafford, po mbështet kandidaturën e Max Allegri, i cili është ende pa punë pas përfundimit të marrëdhënies së trazuar me Juventus.
Përveç dy italianëve (dhe Tuchel, një tjetër emër i madh aktualisht pa skuadër), në Angli ka filluar të qarkullojë një hipotezë që drejtuesit e Djajve të Kuq mund të zgjedhin befas një opsion “të brendshëm”: sipas Manchester Evening Neës, Ruud Van Nistelrooy, aktualisht pjesë e stafit teknik, mund të zëvendësojë ten Hag në rast shkarkimi. Ish-sulmuesi tashmë gëzon mbështetjen e dhomës së zhveshjes dhe për tifozët ka mbetur një idhull.
Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare; në rast dështimesh të tjera, ten Hag do të shkarkohet.