Temperaturat arrijnë në 40°C, ja si parashikohet të jetë moti këtë të hënë

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë ditës së hënë, duke sjellë temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit të motit, dita do të nisë me mot të kthjellët, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Në juglindje, vranësirat pritet të bëhen herë pas here të dendura, por do të jenë kalimtare. Pas orëve të pasdites, moti parashikohet të kthjellohet në të gjithë territorin. Reshje të lokalizuara shiu me intensitet të ulët priten në orët e mesditës deri pasdite në jug të vendit, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 40°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Në det, pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top