Temperatura largohet, Allegri kthehet në krye të Juventus: Vlahovic në palestër, në dyshim për Sporting

Juventus është kthyer menjëherë në fushën e stërvitjes në kuadër të ndeshjes së Europa League kundër Sporting, të enjten në mbrëmje. Në Continassa, në seancën e hapur për mediat dhe tifozët me ftesë të klubit bardhezi, u rishfaq edhe Massimiliano Allegri. Tekniku drejtoi stërvitjen pasi kaloi temperaturën e ethet që e mbajtën jashtë për ndeshjen kundër Lazio. Ai që mungonte ndërkohë ishte Dusan Vlahovic. Për sulmuesin serb vetëm punë në palestër pas ndrydhjes së kaviljes të pësuar në Romë. Prania e tij në ndeshjen kundër luzitanëve është shumë në dyshim.

Vetëm kontrollet e mëtejshme gjatë javës do të tregojnë më shumë për gjendjen e Vlahovic. Për teknikun Allegri është një tjetër problem për t’u zgjidhur në kuadër të ndeshjes së Europa League. Në seancën e parë stërvitore të javës, që çon edhe në ndeshjen e së dielës në Reggio Emilia kundër Sassuolo, zbritën në fushë me grupin edhe Pogba e Bonucci. Të dy lojtarët synojnë rikthimin në skuadër, për ndeshjen e të dielës.

 

Ashtu si Vlahovic, De Sciglio gjithashtu punoni vetëm në palestër. Ndërkohë mungonin të rinjtë Iling-Junior, Soulé dhe Barrenechea. Të tre, të martën në mbrëmje do të përfshihen në finalen e kthimit të Kupës së Italisë të Serie C kundër Vicenza.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top