Telefonata që ndryshoi gjithçka mes Shakira-s dhe Pique

Së fundmi ka dalë telefonata e fundit mes Shakirës dhe Gerard Pique, dy ditë para se ajo të largohej nga Spanja.

Këngëtarja është zhvendosur në një rezidencë të re në Miami e shoqëruar nga fëmijët e saj Milan dhe Sasha. Fëmijët e tyre do të ndjekin një nga shkollat më ekskluzive në qytet, në Miami Country Day School, e cila kushton 33 mijë deri në 46 mijë dollarë në vit.

Por shfaqja televizive Fiesta zbuloi përmbajtjen e telefonatës së fundit të ish çiftit. Shakira konfirmoi se brenda dy ditësh do të transferohej në Shtetet e Bashkuara me fëmijët Sasha dhe Milan. Ajo shpjegoi se po e çonte lëvizjen përpara në një datë më të hershme për shkak të përkeqësimit të gjendjes së babait të saj dhe duke qenë se ai nuk është në gjendje të marrë trajtim në Barcelonë. Megjithatë, programi pretendon se ishte thirrja “që ka ndryshuar gjithçka”. Ata zbuluan se janë shkëmbyer disa fjalë që nuk janë pritur mirë nga ish futbollisti i Barcelonës. “Pique është i zemëruar, ai nuk dëgjon arsyen”, u raportua. “Ajo është e mërzitur sepse biseda e tyre e fundit nuk ishte aq miqësore sa shpresohej”, shtoi programi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top