Telashe mes Harry dhe Meghan, zbulohet vendi i tij sekret

Princi Harry dhe Meghan Markle duket se tërheqin vëmendjen kudo që shkojnë.

Javën e kaluar, çifti u përfshi në një polemikë të re kur u shfaqën thashetheme për paparacët që dyshohet se i kishin punësuar për t’i fotografuar ata para një aksidenti gati fatal. Tani, një raport i ri ka dalë që pretendon se Harry ka një “vend larg shtëpisë”, ku mund të izolohet nga Meghan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Një raport në gazetën britanike The Sun detajon dhomën e pretenduar të Harrit në Bungalot San Vicente, një vendpushim jashtëzakonisht ekskluziv në Hollywood Perëndimor. Tarifat vjetore të anëtarësimit të San Vicente shkojnë mbi 4,000 dollarë dhe të ftuarit nuk lejohen të bëjnë foto brenda në resort. Në fakt, rregullat parashikojnë që çdo aparat telefoni duhet të merret gjatë qëndrimit në ambiente.

Pretendohet se këtu Harry ndonjëherë qëndron i ndarë nga gruaja Meghan,dhe fëmijët Archie (4) dhe Lilibet (1). Harry dhe Meghan kanë një shtëpi prej 15 milionë dollarësh në Montecito, që ndodhet në Santa Barbara, Kaliforni. Është një kompleks privat 7,4 hektarësh që çifti e blenë në vitin 2020 dhe është afërsisht 100 milje nga Los Angeles.

Marrë nga? Marca

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top