Te “sofra e dialogut” të Ramës protestuesit lënë mesazhin: Fundi juaj po vjen! Poshtë diktatura

Protestuesit janë zhvendosur dhe po protestojnë para Kryeministrisë. Para zyrës së kryeqeveritarit gjendet tavolina e gurtë që kryeministri Edi Rama ka përdorur ditët e fundit si simbol të ftesës për dialog. Mbi të, disa protestues kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin: “Fundi juaj po vjen. Poshtë diktatura! Rroftë Shqipëria!”

Tubimi nisi sërish pranë Ministrisë së Arsimit, në protestën e 19-të kundër qeverisë. Pavarësisht reshjeve të shiut, të rinjtë vijuan qëndrimin në zonë, të pajisur me çadra dhe mushama. Situata u tensionua kur disa protestues të maskuar hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa një pjesë e turmës nisi të largohej nga zona.

Më pas, protestuesit marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë rrugës kaluan edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku ishin vendosur forca policie, por nuk u regjistruan incidente. Më herët gjatë ditës pati edhe tensione mes disa të rinjve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top