Të shtënat me armë zjarri pranë Konsullatës izraelite në Munih, vritet një agresor

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë gjermane dhe më pas ai u qëllua për vdekje nga zyrtarët afër Qendrës për dokumentimin e epokës naziste në Munih dhe Konsullatës izraelite, tha ministri i Brendshëm në shtetin e Bavarisë.

“Policia u përgjigj me forcë të armatosur ndaj sulmuesit, i cili kishte pushkë dhe që qëlloi disa herë”, tha ministri Joachim Herrmann, duke shtuar se sulmuesi vdiq nga plagët e marra.

Herrmann tha se “është e qartë se skema e krimit” afër qendrës së dokumentimit dhe misionit diplomatik izraelit “mund të ofrojë informacione” rreth motivit të personit të armatosur. Ai theksoi se më 5 shtator, po ashtu “shënohet 52-vjetori i sulmit të tmerrshëm ndaj ekipit izraelit gjatë Lojërave Olimpike” të vitit 1972 nga një grup militant palestinez.

Policia në Munih tha se “nuk ka tregues se ka ndonjë të dyshuar të tjerë” për këtë rast, duke shtuar se nuk ka persona të tjerë të plagosur. Qendra në Munih për Dokumentimin e Historisë Kombëtare të Socializmit gjendet në vendin ku ndodhej selia e partisë naziste dhe është afër Konsullatës izraelite./ REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top