Të shtëna në një klub nate në Detroit, 3 të vrarë dhe 4 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një klub nate në Detroit, në orët e para të së dielës. Ngjarja dyshohet se nisi pas një konflikti mes disa personave, ndërsa shefi i policisë së Detroitit, Todd Bettison, tha se mosmarrëveshja përfundoi në përdorimin e armëve.

Katër të plagosurit, dy burra dhe dy gra, u dërguan në spitalet e zonës dhe, sipas informacioneve paraprake, nuk kanë pësuar dëmtime kërcënuese për jetën. Viktimat besohet të jenë të moshës 20 deri në 30 vjeç. Policia ka bërë të ditur se nga e njëjta adresë kishte marrë shtatë telefonata gjatë këtij viti. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe u kanë bërë thirrje dëshmitarëve që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër incident me armë u regjistrua në Macon, Georgia, ku 12 adoleshentë u plagosën gjatë një feste ditëlindjeje. Dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, ndërsa policia po heton rrethanat e të shtënave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top