Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë qëndrore të CIA-s

Rojet e sigurisë në selinë e CIA-s në Virginia hapën zjarr këtë të enjte jashtë ambienteve të CIA-s.

CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”.

Incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s”, tha zëdhënësi, duke shtuar se porta kryesore mbetet e mbyllur dhe punonjësve po u kërkohet të përdorin rrugë alternative.

“Informacion shtesë do të jepet kur të konsiderohet e përshtatshme,” shtoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top