Të premten termometri do shënojë 42 gradë në Shqipëri

Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës, do të vijojë të jetë prezente edhe në Shqipëri këtë javë. Ndikimi i valës afrikane sjell mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta. Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta bëjnë që termometri të regjistrojë vlera të larta kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Sipas sinoptikanëve të Meteoalb, temperaturat sot bien lehte në zonat malore deri 38 grade, ndërsa në Koplik, Shkodër, Tiranë, Fier, Përmet e Gjirokastër termometri do shënojë 40 grade dhe mbi 40 ne Kuçovë e Cërrik sot.

Në vijim na presin 5 dite shume te nxehta. Kulmi i nxehtësisë do të shënoje rreth 42°C te enjten dhe të premten dhe serish fundjava ul lehtë temperaturat. Qytetet me te nxehta do te jene Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Shkodra, Fieri e Kukësi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top