Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të martën e 14 prillit do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 14:00 ndërsa në mbledhje do të jenë edhe drejtuesit politik dhe të deleguarit e qarqeve.
Më tej bëhet me dije se në rend të ditës është protesta dhe organizimi i saj. Gjithashtu një pikë tjetër janë anëtarësimet e reja.