Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e Freedom House, ku thuhet se në Shqipëri korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze.
Meta tha se Shqipëria renditet ndër vendet e para, duke u ndalur dhe te fenomeni i eksodit të shqiptarëve përmes kërkimit të azilit.
“Shqipëria e fundit për liritë në botë dhe se korrupsioni mbetet në nivelet e larta.
Fredoom House vlerëson se Kosova pësoi një nga përmirësimet më të shquara në nivel global. U bënë më shumë se 10 vite që kryeministër është Edi Rama.
Situata me korrupsioni dhe krimin e organizuar vazhdon të përkeqësohet. janë këto faktorët kryesorë që tregojnë indikatororët që vlerësojnë keqqeverisjes, ku shqiptarët po largohen nga vendi dhe janë të parët në botë edhe Europë për këtë fenomen. Shqipëria është e para në Europë për kërkesat për azil.”, tha Meta.