Në një intervistë për Bild, Uli Hoeness, presidenti aktual i Bayernit, ka rrëfyer se është një adhurues i madh i futbollit të Luis de la Fuente dhe se skuadra spanjolle do të shënojë një epokë të artë në futboll.
“Mendoj se po lind diçka që do të dominojë botën në vitet e ardhshme.
Të humbasësh ndaj kësaj skuadre nuk është turp”, theksoi Uli Hoeness, duke iu referuar eliminimit të Gjermanisë në çerekfinale të Euro 2024 pikërisht nga “La Roja”.
Ende duke folur për paraqitjen e “Mannschaft” në Kampionatin Evropian, drejtori i bavarezëve shprehu keqardhjen për eliminimin e tyre të hershëm, në një ndeshje ku u shfaqën dy skuadrat më të mira të kompeticionit:
“Spanja fitoi me meritë. Në fund, duhet të pranojmë se pamë një finale të hershme në çerekfinale.