Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Durrësi në burgun e Peqinit

Një masë ekstreme sigurie është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026. 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend. Transferimi u bë pas mesnatës, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa mësohet se, të burgosurit mbërritën në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve. Vendimi për zhvendosjen e të burgosurve erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare.

Bëhet me dije se 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë rivlerësuar në nivelin e rrezikshmërisë. Urdhri ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve. Arratisja e Altin Ndocit i akuzuar për disa krime të rënda u bë shkak lëvizjeje për këtë operacion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top