Dy fitore që e kanë entuziazmuar të gjithë ambjentin e kombëtares. Shqipëria rrëmben vendin e dytë të Grupit E, pasi mundi Ishujt Faroe me rezultatin 1-3. Kuqezinjtë ngjiten tani në 6 pikë, duke u vënë në ndjekje të Çekisë, një distancë larg. Humbet terren Polonia, skuadra që fitoi në debutim ndaj Shqipërisë, e mundur 3-2 në Moldavi. Kjo situatë, por edhe mënyra e shprehjes së lojës në fushë kanë bërë që rreth teknikut Sylvinho të rritet besimi. E përforcuar kjo edhe nga fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
REAGIMI I PRESIDENTIT
“Mision i përmbushur!
Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë. Nuk ishte aspak e lehtë duke parë kundërshtarët dhe faktin që lojtarët vinin pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ.
Faleminderit të gjithë djemve dhe stafit teknik. Një mirënjohje të madhe dhe për tifozët tanë fantastik që nuk munguan as në këtë transfertë të largët.
Shtatori na rezervon dy ndeshje të rëndësishme ku të gjithë bashkë duhet të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë: Gjermani 2024.
Të bashkuar, lojtarë, staf teknik, tifozë, media e opinion publik, jemi të pandalshëm”, shkruan Duka.
https://www.instagram.com/p/CtvmMlgMgn9/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==