Ditën e sotme do të mbahet në GJKKO seanca për caktimin e masës e sigurisë ndaj 8 drejtorëve dhe ish-drejtorëve tëbashkisë së Tiranës. 8 drejtorët dhe ish-drejtorët akuzohen për veprën penale të korrupsionit në lidhje me të ashtuquajturën dosja 5D.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe janë drejtorët e bashkisë që do të përballen me gjykatën ditën e sotme. Të tjerët, do të njihen me masën Detyrim për paraqitje. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.