iHeartMedia dhe Fox Entertainment njoftuan më 18 mars se Taylor Swift do të bëjë një paraqitje speciale në ceremoninë e ardhshme të iHeartRadio Music Awards 2026.
Krahas saj, një moment i rëndësishëm i mbrëmjes do të jetë nderimi i John Mellencamp me çmimin iHeartRadio Icon Award, ndërsa legjenda e muzikës do të ngjitet edhe në skenë për performancë.
Lista e performuesve vazhdon të zgjerohet me emra të njohur si: Kehlani, Lainey Wilson, RAYE, Ludacris (njëkohësisht edhe prezantues)
Gjatë mbrëmjes do të ndahen edhe disa çmime të rëndësishme: Miley Cyrus do të nderohet me Innovator Award, Alex Warren do të marrë çmimin Breakthrough Artist of the Year si dhe Ludacris do të vlerësohet me Landmark Award
Gjithashtu, në event do të ketë paraqitje speciale nga figura si NE-YO, Nicole Scherzinger dhe të tjerë.
iHeartRadio Music Awards 2026 do të transmetohet live më 26 mars nga Dolby Theatre në Los Angeles, në kanalin FOX.