Taulant Balla uron RENEA-n për vrasjen e të sëmurit mendor

RENEA ekzekutoi mëngjesin e sotëm një të moshuar në Maliq që nuk kishte pranuar të shtrohej në spitalin psiqiatrik. Ai ishte i armatosur dhe refuzoi thirrjet e forcave speciale për t’u dorëzuar. Operacioni u finalizua me vrasjen e të sëmurit mendor dhe për këtë forcat speciale kanë marrë urimin e Taulant Ballës.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin” shkruan Taulant Balla.

Ramiz Muçollari, 62 vjeç kishte plagosur bashkëshorten e tij dhe të birin. Për këtë të fundit, banorët e fshatit thanë se luante kumar dhe pinte drogë, gjë që kishte sjellë problemet në familje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top