Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur në Kuvend me kreun e “Partia Mundësia” Agron Shehaj, i cili akuzoi qeverinë se po mbron ministren Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK.
Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë:
“Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorit. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.
Balla iu drejtua Shehajt duke i thënë se duhet të lajë gojën para se të përmendë emrin e tij, e po ashtu të bëjë kujdes pasi Lulzim Basha mund të tregojë sa para ka paguar për të fituar mandatin në vitin 2017.
“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat Kur të përmendësh emrin tim laj gojë. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin”, tha ai.
Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit iu kundërpërgjigj Ballës, ndërsa theksoi se ky i fundit përdor gjuhë si në vitet 90.
“Taulant Balla bëri një shfaqje sot dhe me një gjuhë të viteve 90, mendonte se do ia dilte. Pasi ofendoi gjuhë bajate, e shpërndahu në të gjitha mediat. S’pata kohë të dilja jashtë, hapa telefonin dhe ishte në të gjitha mediat. Taulant Balla shan Agron Shehjan. Se më shau mua Taulant Balla dhe unë do të shqetësohem. Ai është i shqetësuar Balla se dje prokurori që i mbylli atij dosjen, në Apel u vendos që të hapej çështje sërish. Dhe ndaj u shqetësua. Nuk e di ku e gjen kurajon Balla të vijë këtu dhe të më sulmojë mua?! Zonja kryetare juve nuk ju bëjnë përshtypje këto emra? Po mbroni të korruptuarit?!”, tha ai.