Tatimet u kërkojnë bizneseve të dorëzojnë inventarët deri në 31 janar

Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij muaji.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, Ju bëjmë me dije se duhet të depozitoni inventarin analitik të datës 31.12.2025”, thuhet në njoftimin që u është dërguar subjekteve.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 31.01.2026, me emrin Inventari 31.12.2025

Bazuar në analizën e riskut duke marrë për bazë një sërë indikatorësh si mosdorëzimin ne afat , pasaktësinë e tij, mospërputhjen me të dhënat nga fiskalizimi etj , tatimpaguesi mund të konsiderohet me risk dhe bëhet objekt i verifikimit në vend, për saktësinë e këtij inventari, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ka biznese që ankohen se pas probleme që ata hasën me self-care, që për tre javë, deri ditën e djeshme ishte tërësisht jashtë funksioni, ky afat është tepër i shtrënguar, pasi nuk kanë pasur akses në rakordimin e faturave. Të tjerë pohojnë se mosfunksionimi i self-care nuk pengon për inverntarët, pasi informacioni mund të merret nga sistemi i tatimeve e-filing.

Mosfunksioni i self-care ka penguar bizneset dhe në hartimin e pasqyrave financiare të 2025-s. “Normalisht, Self Care është baza kryesore për rakordimet. Edhe tani, gjatë përgatitjes së Planit Financiar vjetor 2025, duhet të kryhen disa rakordime me Self Care, prandaj është e nevojshme të kesh akses në platformë”, ka pohuar me herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve, që është 31 marsi, por që përgatitja e tyre kërkon kohë dhe puna nis që në janar.

Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë./Monitor.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top