Tatimet ‘godasin’ rrjetin e agjencive imobiliare, zbulohen 5.4 mln euro të padeklaruara

Administrata Tatimore ka shtuar kontrollet në tregun e pasurive të paluajtshme, duke zbuluar raste të dyshuara për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal në disa agjenci imobiliare që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, verifikimet janë përqendruar në krahasimin e aktivitetit real ekonomik të subjekteve me deklarimet e dorëzuara pranë autoriteteve tatimore. Nga kontrollet intensive janë konstatuar skema të dyshuara të mosdeklarimit të komisioneve dhe raportim jo të plotë të transaksioneve të shitblerjes së pronave.

Administrata bën të ditur se, pas analizimit të të dhënave të sekuestruara nga sistemi kompjuterik i subjektit kryesor që administronte databazën qendrore të shitjeve, janë evidentuar rreth 5.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara nga komisionet.

Nga hetimet paraprake rezulton se një rrjet agjencish imobiliare që funksionon me modelin “franchise”, me mbi 25 zyra në Tiranë, Sarandë, Lezhë dhe Vlorë, dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes fshehjes së të ardhurave nga komisionet.

“Tatimet po u bëjnë presion bizneseve”, Teliti: U kërkojnë borxhet që janë falur me ligj
Tatimet sqarojnë se ky është rasti i dytë i përfunduar në kuadër të këtij operacioni, ndërsa Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon analizën dhe verifikimet edhe për subjekte të tjera, ku priten zhvillime të reja.

Në deklaratën zyrtare theksohet se Administrata Tatimore mbetet e vendosur në luftën kundër evazionit fiskal dhe fshehjes së të ardhurave, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top