Gjykata Kushtetuese arsyeton se mbyllja e TikTok një vit më parë nga qeveria e Edi Ramës ka cenuar lirinë e shprehjes. Vendimi u dha sot, një vit pasi Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë depozituan një kërkesë në Kushtetuese, ku kërkonin pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e rrjetit social.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.
“Për themelin e pretendimeve, gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit dhe për këtë shkak ajo vlerësoi të analizojë këtë kufizim në këndvështrim të kritereve të nënti 17 të Kushtetutës, pra nëse ai është bërë me ligj, për interes publik dhe nëse është respektuar kriteri i përpjesëtimit midis ndërhyrjes dhe gjendjes që e ka diktuar atë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Gjykata po ashtu arsyeton se vendimi duhej të merrej me ligj dhe jo me VKM. Sipas Gjykatës, VKM-të nuk i japin Këshillit të Ministrave një autorizim të qartë, të posaçëm dhe të parashikueshëm për vendosjen e një mase me karakter të përgjitshëm, siç është ndërprerja e plotë e aksesit të platformës online për të gjithë përdoruesit në të gjithë vendin. Në këto kushte, thekson Gjykata, një VKM nuk mund të konsiderohet akt që detajon një kufizim të parashikuar vetëm nga ligji.