Lidhjes së shumëpërfolur mes Heidi Bacit dhe Romeo Veshajt brenda shtëpisë së Big Brother duket se i ka ardhur fundi përfundimisht.
Romeo ja ka thënë troç Heidit në prime e djeshëm se nga tani e tutje do jenë kundërshtarë e jo më partnerë.
Ledioni: Tani e ke Heidin kundërshtare në lojë?
Romeo: Po
Heidi shpërthen në lot.
‘U thashë doktorëve…’/ Ish-banori i BBVIP rrëfen momentin më të vështirë të jetës
Çfarë po ndodh në BBV? Romeo ‘kërcënon’ banorët
Ledioni: Heidi si të bën të ndihesh kjo që tha Romeo? Sepse sapo hodhi poshtë raportin që kishit ndërtuar…
Heidi: Më vjen shumë keq, por e prisja, është shprehur Heidi mes lotësh.
Kujtojmë se mes dyshes lindi një romancë në fillimet e spektaklit e cila u komentua shumë nga publiku por edhe banorët si strategji për lojë. Megjithatë pas deklaratave të Romeos dhe Heidit lidhjes së tyre i ka ardhur fundi.