Bota e skive qan Margot Simond, atleten e re franceze që humbi tragjikisht jetën në moshën vetëm 18-vjeçare pas një aksidenti me ski. Skiatorja ishte viktimë e një rrëzimi fatal gjatë një seance stërvitore për Red Bull Alpine Park, një aktivitet që do të duhej të zhvillohej këtë fundjavë në zonën e Envers de Bellevarde, në Val d’Isère.
Aksidenti ndodhi të enjten më 24 prill, pak para orës 13:00, siç është konfirmuar nga stacioni lokal i skive: “Me shumë trishtim morëm lajmin për vdekjen e sportistes së re dhe të talentuar Margot Simond, në një aksident me ski.” Menjëherë pas aksidentit, një mjek emergjence ndërhyri në vendngjarje, por çdo përpjekje për ta reanimuar rezultoi e kotë. “Nuk ishte e mundur të ringjallej,” sqaroi sërish stacioni i Val d’Isère.
[#Hommage]
Le CNOSF a appris avec tristesse le décès de Margot Simond, jeune skieuse des Saisies et espoir du ski alpin, tragiquement disparue ce jour à Val d’Isère. Margot avait notamment représenté la France au sein de notre délégation lors des FOJE de Bakuriani 2025, en… pic.twitter.com/7Pkff5wHZn— FranceOlympique (@FranceOlympique) April 24, 2025
Si ndodhi aksidenti?
Sipas asaj që ka raportuar prokuroria e Albertville, shkaku i tragjedisë lidhet me një “rrëzim”, i ndodhur në kushte që dukeshin të favorshme. Pista në të cilën Margot po stërvitej ishte më pak impenjuese krahasuar me edicionin e kaluar, por pavarësisht kësaj, u shndërrua në skenën e një ngjarjeje fatale. Është hapur një hetim për të sqaruar dinamikën e saktë të ngjarjes.
Dhimbja për humbjen është e ndjeshme në të gjithë komunitetin francez të skive. Federata Franceze e Skive, së bashku me Komitetin e Savojës dhe klubin Les Saisies, shprehën ngushëllimet e tyre përmes një mesazhi publik: “I bëjmë homazh një skiatorje të re në ngjitje”.
Kush ishte Margot Simond?
Margot Simond ishte rritur sportivisht mes portave të Aillons-Margériaz, por prej katër vitesh ishte pjesë e klubit Les Saisies, me të cilin kishte arritur rezultate të rëndësishme. Triumfi i saj i fundit ishte në marsin e kaluar, kur fitoi titullin kampione franceze në slalom për kategorinë U18 në Les Menuires, duke lënë pas rivaleve më shumë se një sekondë e gjysmë diferencë. Në Red Bull Alpine Park, Margot do të merrte pjesë në cilësinë e “rookie”, një përzgjedhje e talenteve të rinj që garonin përkrah emrave të mëdhenj të skive botërore si Clément Noël, Steven Amiez dhe Marie Lamure. Aktiviteti u anulua menjëherë pas aksidentit.