Taktika e Real Madrid për Mbappé: ja si Perez do ta vendosë PSG me shpatulla pas murit deri në gusht

Kylian Mbappé dhe Real Madrid, një bashkim që tashmë të gjithë e dinë se do të materializohet, përfshirë Paris Saint-Germain. Thelbi i vërtetë i cështjes është të kuptohet se kur do të ndodhë. Francezi nuk duket se është i hapur ndaj Arabisë Saudite pavarësisht urave të arta të ndërtuara nga Al Hilal. E tani, kanë mbetur vetëm dy shtigje. E para që Mbappé të përfundojë te Real deri më 31 gusht. E dyta, të bëhet lojtar i Blancos nga 1 korriku 2024. Praktikisht, një ditë pas skadimit të kontratës së tij me PSG.

Sipas l’Equipe, ka një qetësi të dukshme në shtëpinë e Real, që me dinakëri pret ngjarjet për të fundosur goditjen në fund të gushtit. Një rikrijim i situatës që ndodhi tashmë në vitin 2021. Megjithëse, këtë herë, Florentino Perez shpreson për një fund krejtësisht tjetër. Dy vite më parë Mbappe, gjithashtu nën presionin e qeverisë, nënshkroi një rinovim me PSG-në. Këtë herë ai tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta bëjë, duke i’u premtuar Real me një lloj pakti të blinduar.

Kjo është arsyeja pse spanjollët do të presin javën e fundit të gushtit para se të trokasin zyrtarisht në derën e Al-Khelaifi. Presidenti katariot në atë moment do të përballet me një udhëkryq. Të shesë lojtarin te Real për një shumë dukshëm më të ulët se 200 milionë eurot e kërkuara, apo ta humbasë atë me parametër zero njëmbëdhjetë muaj më vonë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top