Taksimi i profesioneve të lira/ Tabaku: Ligj antikushtetues dhe preferencial

Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira.

Ajo ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët ndërsa koncepti kryesor sipas saj është të mbrohet puna, shtresa e mesme dhe ata që punojnë.

“Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme. Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, duke krijuar pasiguri dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. 106 profesione të lira janë duke paguar një trajtim të padrejtë. Ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji është bumerang i qeverisë, favorizimi i pakicës dhe goditja e shumicës”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top