Takoi në qeli Metën, avokati Gjokutaj: Zero prova

Avokati, Genc Gjokutaj pas takimit me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në bllokun e sigurisë ka mbajtur një komunikim para gazetarëve. Gjokutaj tha se Meta mbahet në izolim pa asnjë provë, ndërsa u shpreh se qëllimi është politik.

Ai theksoi se ky është një sulm i padrejtë, jo juridik dhe politik ndërsa shtoi se ska asnjë provë. Sipas tij shkaku i izolimit të Ilir Metës është cështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie.

“Ky është një takim rutinë me zotin Meta. Ju bëj me dije që pas leximit të vendimit nuk flitet për asnjë provë. Qëllimi i izolimit të tij është politik. Meta është pjesë e opozitës që sot është në një sulm të padrejtë, jo juridik, politik, por përmes instrumenteve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Zero prova. Shkaku i izolimit të Ilir Metës është cështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie.

Zoti Meta për mediat ka një porosi, ju inkurajon të pasqyroni me transparencë këtë proces edhe tej atyre që SPAK thotë. Qëllimi për të cilin Meta është i izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë kundra dhe s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën”, tha avokati.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top