Takimi SHBA-Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi, Zelensky tregon pikën kryesore të bisedimeve

Çështja kyçe e territoreve të Ukrainës lindore do të diskutohet nga delegacionet e Kievit, Moskws dhe Uashingtonit në takimin trepalësh që do të mbahet sot në Abu Dhabi, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

 


“Çështja e Donbasit është një çështje kyçe”, tha Presidenti Zelensky gjatë një konference për shtyp online, duke shtuar se do të diskutohet “në Abu Dhabi sot dhe nesër”, duke specifikuar se partnerët europianë të Ukrainës do të informohen për rezultatin e bisedimeve trepalëshe.

 

Duke folur me gazetarët në platformën WhatsApp, Zelensky tha se propozimi i Moskës për të përdorur asetet e ngrira ruse për të rindërtuar territoret e veta, kryesisht rajonin Kursk, është “budallallëk”.

 

Ai shtoi se Kievi do të luftojë që të jetë në gjendje të përdorë të gjitha fondet e ngrira ruse për të financuar rimëkëmbjen e vetë Ukrainës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top