Takimi në Ohër/ Albin Kurti: Të përkushtuar që dita të jetë e suksesshme

Kryeministri Albin Kurti, pas arritjes në Ohër, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, në prag të takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Me të mbërritur në Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuam për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet euroatlantike dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme”, ka shkruar kryeministri Kurti në “Twitter”, njofton RTK.

LEXO EDHE:
SHBA dhe BE në pritje të rezultateve të takimit së shtunës Kosovë – Serbi

Ai ka falënderuar Cholletin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Kurti dhe Vuçiq në takimin e 27 shkurtit në Bruksel e pranuan propozimin evropian, por nuk vendosen nënshkrimin mbi dokument.

Josep Borrell sot në Shkup ka thënë se në takimin e nesërm do të paraqitet një version i konsoliduar i aneksit me komentet e të dyja palëve, ku do të saktësohen detajet rreth zbatimit të dispozitave dhe që do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes.

Propozimi evropian ndër të tjera përfshin zotimin e të dyja vendeve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese evropiane.

Sot ditë zie në Kosovën në kujtim të policit Afrim Bunjaku

24 orë nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, si paraqitet situata sot?

Ndalohen dy serbë, hynë ilegalisht në Kosovë

Sulm me granatë në shtëpinë e një serbi në Kosovë

Ministrja e Jashtme i kthehet Vuçiçit: Pavarësia e Kosovës nuk shkel Kartën e OKB-së

Akuzat për Lajçak, Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top