Takimi në Alaskë, Trump: Do telefonoj NATO-n dhe Zelenskin

Presidenti Donald Trump, duke folur në konferencën e përbashkët me Vladimir Putin e quajti takimin me si jashtëzakonisht produktiv, por thotë se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë. Trump theksoi se kishte shumë pika për të cilat ranë dakord.

“Mendoj se patëm një takim shumë produktiv. Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord. Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje. Do të telefonoj NATO-n… dhe natyrisht do të telefonoj presidentin Zelensky për t’i treguar për takimin e sotëm. Ne bëmë vërtet disa përparime të mëdha.

“Do të filloj të bëj disa telefonata për t’u treguar atyre çfarë ndodhi, por patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika. Janë vetëm disa pak që mbeten. Disa nuk janë aq të rëndësishme, njëra është ndoshta më e rëndësishmja. Por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur, nuk ia arritëm ende, por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur,” tha Trump pa zbuluar detaje se çfarë përparimesh u arritën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top