Zyrtarë të lartë izraelit dhe sirianë do të takohen të hënën ose të martën me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Tom Barrack, i pari i tillë që prej se presidenti sirian Ahmed al-Sharaa vizitoi Washington në nëntor.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Gazeta izraelite The Jerusalem Post raportoi se delegacioni izraelit do të përbëhet nga ambasadori izraelit në SHBA, Lechiel Leiter, Roman gofmankreu i agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad.
Në takim flitet se nga pala siriane do të jetë ministri i punëve të jashtme të Sirisë, Asaad al-Shaibani.
Sipas raportit Izraeli dhe SHBA kanë arritur pajtim mes tyre për dy çështje kyçe. Vazhdimësinë e veprimtarisë ushtarake të Izraelit në Siri për të neutralizuar kërcënimet dhe përparimin në dialogun me Sirinë rreth krijimit të një marrëveshjeje të re të sigurisë me Sirinë. “Të dyja palët e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë” u ka thënë The Jerusalem Post burimi i tyre.