Takimi me asamblenë e Këshillit të Europës, Berisha: PS fsheh ftesat për opozitën!

Kreu i opozitës Sali Berisha ka pasur një takim me dy përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përzgjedhur si reporterë për Shqipërinë, të cilët i ka informuar për faktin se parlamenti shqiptar i fsheh ftesat për opozitën. Pas takimit, Berisha e quajti kryetaren e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës Olta Xhaçkën një “hajdute me çizme”, ndërsa për Taulant Ballën tha se është një politikan që u ka shërbyer bandës së Çelajve në Elbasan dhe se për këtë është shpërblyer për të qenë në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

NJOFTIM PËR SHTYP, DEKLARATA E BERISHES

Zhvilluam një takim me dy përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ngarkuar dhe të përzgjedhur nga kjo asamble si reporter për Shqipërinë në fazën e post monitorimit.

Patëm një takim të hapur ku unë informova, informova përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, se parlamenti shqiptar në mënyrën më banditeske nuk njofton anëtarët e delegacionit të të parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit.

Dhe se kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një hajdute me çizme, e cila, e cila pasi ka vjedhur me të shoqin 10.000 metër katror truall në bregun jonë, duke e paraqitur me dokumente të falsifikuara si pronë e të shoqit, rezulton se ishte pronë publike dhe kryetari i bashkisë futet në burg, kurse Olta e anturazhit të Edi Ramës, dërgohet kryetare e delegacionit të deputetëve shqiptarë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.

Akt i turpshëm ndërkombëtar. Në këtë takim, miqtë e ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit, unë i informova se Shqipëria ka pësuar pas heqjes së monitorimit kthimin mbrapa më të madh në 32 vite.
Dhe aty u ndala gjerësisht në sundimin, në lidhjet e tmerrshme me krimin. I informova për lidhjet direkte të Taulant Ballës me bandat e me kartelet e drogës, me dëshmi në gjykatat e vendit se si ai është akuzuar pse ka porositur vrasje në, dhe janë djegur dokumentet me proces verbale, se si ai ka komunikuar me kartelin Çelaj për të arrestuar bandat paralele dhe sot si shpërblim ai kryeson grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Informova gjerësisht për zgjedhjet, për se si këto zgjedhje, më shumë se në çdo rast tjetër, u shndërruan në një farsë të shëmtuar elektorale, se si Edi Rama përdori të gjithë potencialet e administratës shtetërore, monetare, njerëzore, për të dhunuar zgjedhjet logjistike e të tjerë. Për gjobat dhe kamatat dy miliardë euro që u falen, për angazhimin total të karteleve të drogës me 28 deputetë, përfaqësuar, njëri nga Arkand Balla, karteli i Troplini dhe nga Sara Mile, karteli Çelaj, deputetët më të votuar të parlamentit shqiptar.

I informova dhe i njoha me dokumente, me fakte, se si parlamenti është aneksuar dhe kryetari i parlamentit përbën njeri pa asnjë vlerë që nuk respekton as rregullore dhe asgjë. Shkarja e standardeve në Shqipëri është katastrofale.

U ndalëm gjatë tek afera Rama-Balluku. Ju dhashë fakte se Balluku është Rama. Përdora një shprehje. Në rrafshin politik, Balluku nuk është gjë tjetër, vetëm t-shirt i Edi Ramës. Po e theksova kjo në rrafshin politik, mos të ketë keqkuptime.

Pra, unë u them të vërteta se unë do të doja që biseda të ishte në praninë tuaj, po ata kanë kodin e tyre dhe nuk mundej. I shpjegova se si Edi Rama kompozoi qeverinë sipas oreksit të plotë të Lubi Ballukut. U ndalëm gjerësisht tek AKSHI, tek dy Lindat famoze, duke treguar se njëra është fake, tjetra është e vërtetë.
Tjetra është e vërtetë dhe e vërtetë është Linda e lidhur me Edi Ramën. Unë mendoj se patëm një nga, një nga, një nga debatet, një nga diskutimet më të hapura me partnerët tanë.

Natyrisht, qëndrimi ynë është rikthimi i monitorimit në mënyrë që shqiptarët të mos rrokullisen më në këto, në, në, në honet e narkoshtetit siç po ndodh tani. Pra, jua thashë të gjitha këto, nuk besoj të kem harruar gjë.
Të gjitha ato të cilat unë diskutova sot me miqtë tanë, duke patur bindje të thellë se jam në këtë mënyrë zëri i shqiptarëve që e duan këtë vend, që duan shtetin ligjor, që duan të drejtat e njeriut, që duan të ardhmen evropiane.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top