Takimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar/ Mediu: Të ngrihemi dhe të kthejmë pluralizmin e demokracinë

Takimin e mbajtur ditën e sotme mes partive të opozitës për nënshkrimin e marrëveshjes që do të sjellë krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar e ka nisurkreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij Mediu u shpreh se ky takim ka si qëllim që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top