Takimi dyditor BE-BP për Planin e Rritjes, Kurti konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një darkë zyrtare në Shkup më liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrjen e Kurtit në takimin e organizuar nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë.

Kurti do të marrë pjesë edhe ditën e nesërme në panelin e parë të diskutimeve, me fokus në Planin Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Shkupi do të presë sot dhe nesër, takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Në takim do të jetë e pranishmë komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos. Bisedimet në takimët që do të zhvillohen do të përqendrohen në përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Evropian.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok.

Sipas raportimeve, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top